by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

“Numrat i kemi”, tha Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, referuar krijimit të një qeveri të partive ish-opozitare, për çka Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e mohon qysh në start se janë.
“Numrat i kemi sepse matematika është kokëfortë, nëse LDK i ka 19 deputetë që e votojnë qeverinë e opozitës së kaluar atëherë numrat i kemi sepse bëhemi 51 dhe unë marr përsipër me i pas edhe 10 vota tjera nga partitë minoritare, po jo nga Lista Serbe, kështu që matematika është shumë e thjeshtë , numrat janë nëse ka vullnet nëse s’ka vullnet numra s’ka kurrë “, u shpreh Krasniqi.
“Nuk e kam parë planin me të thënë të drejtën , për sa i përket propozimit unë jam deklaruar disa herë , një propozim i tillë për të pasur mundësinë e trajtimit serioz para se gjithash duhet me u shpreh të gjitha palët që kanë vullnetin dhe automatikisht që lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar mua më vjen keq që një gjë e tillë automatikisht bëhet e pamundshme sepse ideja e qeverive të tilla nënkupton që të gjitha palët të jenë në tavolinë dha ta diskutojnë, momentin kur mungon Vetëvendosja i bie që kthehemi të propozimi që e kemi dhënë si PDK, qeveria e partive t ëish opozitës. Unë gjithmonë jam i hapur për ta diskutuar qeverinë që do ta krijonim si PDK me LDK-në AAK-në dhe Nismën dhe një gjë të tillë jo vetëm që e kemi vullnetin por e kemi edhe përkushtimin për ta jetësuar nëse edhe LDK e ka vullnetin e tillë.”, tha Krasniqi./KFVA/
Një vajzë 7-vjeçare ukrainase, e cila kishte udhëtuar drejt Izraelit për të marrë trajtim kundër leukemisë pas sulmit rus ndaj vendit të saj, është vrarë nga një sulm ajror iranian në qytetin Bat Yam, në jug të Tel Avivit, të dielën. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një
Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre. AME thekson se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar trupat e FSK-së në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC) në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay), shkruan Gazeta KFVA. Gjatë kësaj vizite, Gjeneral Jashari u adresua para
Sot për herë të 34-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Deri tani, në seanca që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të