Kosova e gatshme për Kampionatin Botëror të xhudos, tre garuesit synojnë medalje

 

 

Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor.

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë. Kjo pasi Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

Kosova, i njohur si shteti i medaljeve olimpike, përfaqësohet me krenari nga Distria Krasniqi (-52kg),Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg), raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Distria Krasniqi do të ndeshet ditën e shtunë, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerëve Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…