Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

“Nëse Kurti s’i ka numrat atëherë radha i vjen Bedri Hamzës”, ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke lënë të kuptohet se dështimi i Albin Kurtit për të formuar qeverinë do të hapte rrugë për opsione të tjera, përfshirë një mundësi për Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan KFVA.

Konjufca tha se Vetëvendosje e ka përjashtuar çdo bashkëpunim me PDK-në, por tregoi se Fatmir Limaj ka shfaqur gatishmëri për marrëveshje qeverisëse.

Ndërkohë, sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim.

“LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullnet për një koalicion me PDK-në. Me kënd jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër – në këtë rast po flas për z. Limaj”, tha Konjufca.

Ai shtoi se gjithçka do të qartësohet pas konstituimit të Kuvendit, kur do të shihet nëse Kurti ka mbështetjen e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Në të kundërtën, tha Konjufca, i mbetet Presidentes që t’ia japë mandatin një partie tjetër ose të shkohet në zgjedhje të reja.

Related Posts