• Sun. Oct 19th, 2025

Ja pse u bastis Ministria e Infrastrukturës, Policia jep detaje

Bykfvanews

Jun 12, 2025

 

 

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të enjten në mëngjes në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe kanë në fokus disa persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetimet janë në zhvillim dhe ende nuk janë dhënë më shumë informacione.

“Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *