by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën në 26-vjetorin e çlirimit të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë e re të Kosovës.
“Kosovë, urime Dita e Çlirimit! Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re. Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton KFVA.
“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”
Pas vrasjes së dy komandantëve të lartë ushtarakë iranianë në sulmet e fundit izraelite, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në strukturën ushtarake të vendit, transmeton KFVA. Sipas agjencisë Associated Press (AP), televizioni shtetëror iranian ka raportuar se Khamenei ka emëruar Gjeneral Abdolrahim Mousavin si kreun e
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka këshilluar qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta, shkruan Kosovo Free Voice Agency. MPJD ka publikuar një link dhe ka apeluar që shtetasit e Kosovës të ndjekin udhëzimet. “Ju lutemi të
Kurgjë e re. 31 dështime… Edhe seanca e sotme konstituive rezultoi pa konstituim të Kuvendit të Kosovës. Pasi Komisioni për votim të fshehtë nuk kaloi, kryesuesi i seancës Avni Dehari ndërpreu punimet. Ai kumtoi se seanca e 32-të me radhë mbahet të dielën.
Irani deri më tani ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga shkencëtarët e tij bërthamorë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës. Më i shquari prej tyre është Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Mohammad Mehdi Tehranchi, i dyti i identifikuar, shërbeu si president i Universitetit Islamik Azad në