Fatura që s’fle rehat – Faton Peci në hotel të artë, me para të popullit

 

 

Në një udhëtim zyrtar në vitin e parë të marrjes së mandatit, ministri tash në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me Bekim Hoxhën, drejtor i AUV’t – dyshe kjo e intervistuar nga Prokuroria Speciale për dyshimet rreth skandalit me fabrikën për mbetje shtazore – kishin qëndruar në Slloveni për një udhëtim zyrtar, shkruan KFVA.

Siç ka siguruar faturën Periskopi, shihet se Faton Pecit ‘nuk i kishte mjaftuar dhoma standarde e Hotelit’, por kishte paguar me para të shtetit hiç me pak se 676.00 euro për një natë qëndrim.

Ajo çka bie në sy është që kërkesën për pagesë e ka bërë dhe arsyetuar Verona Menxhiqi atë kohë pjesë e kabinetit politik të Pecit e tashmë e sistemuar si zyrtare ligjore në shërbimin civil.

Sipas UA, shuma e lejuar për një natë qëndrimi në Slloveni është 103 euro

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…