BE: Nuk është marrë asnjë përgjigje nga Serbia për sulmin në Ibër-Lepenc

 

 

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga autoritetet serbe lidhur me kërkesën e Kosovës për bashkëpunim në hetimin e sulmit terrorist të ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

BE-ja ka thënë se i ka transmetuar autoriteteve të Serbisë kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për të bashkëpunuar për hetimin e këtij sulmi, por deri tash s’kam marrë përgjigje.

“BE-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe është e gatshme të lehtësojë bashkëpunimin mes të dyja palëve. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në janar ndërmjetësoi transmetimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës tek autoritetet e Serbisë, lidhur me sulmin në kanalin Ibër-Lepenc. Deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen zëdhënësit të BE-së për KOHËN.

Më herët, Prokuroria Speciale ka thënë se Serbia nuk po tregon vullnet për bashkëpunim, pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte dhënë zotime publike se do të ndihmonte hetimet dhe do të bashkëpunonte edhe me Policinë e Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë e shohin këtë qasje të Serbisë si mosrespektim të zotimeve ndërkombëtare dhe mungesë të seriozitetit për të zbardhur aktin që potencialisht mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda për sigurinë.

Për sulmin e 29 nëntorit të 2024-s, në hetime është përfshirë edhe Byroja Kombëtare amerikane e Hetimeve, FBI. Deri më tani në paraburgim janë duke u mbajtur dy të dyshuar teksa krahas Dragisha e Jovan Viqentijeviqit, në Prokurori kanë thënë se ka edhe të dyshuar të tjerë./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…