4 minatorë të Trepçës ngujohen në minierë, shkak mungesa e rrymës

 

 

Gjatë mëngjesit të sotëm katër minator të Trepçës janë ngujuar brenda minierës kjo si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike.

Minatorët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Trepça ka angazhuar edhe ekipin për kërkim shpëtim në rast nevoje.

Drejtori i Trepçës, Shyqeri Sadiku ku e konfirmoi rastin se katër punëtor të ndërmarrjes tashmë edhe në momentin e raportimit ndodhen brenda në minierës dhe se janë në gjendje të mirë.

Sipas drejtorit të minierës kanë kontakt të vazhdueshëm me ta dhe se të gjitha ekipet janë mobilizuar që sa më shpejt të sanohet problemi me energji elektrike dhe të mund të dalin puntorët.

“Po është e vërtetë ka pas ndërprerje të rrymës rreth orës 10:00, ka një defekt dhe janë katër punëtorë atje. Po punëtorët ende qëndrojnë atje ne jemi ne komunikim me ta. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë është inkuadruar edhe skuadra e shpëtimit nëse kanë nevojë për ushqim, duhet të lëshohen në këmbë dhe t’i mbështesim, jemi në komunikim dhe besojë që afër jemi edhe me sanu problemin”, tha Sadiku.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…