Uzbekistani shpërblen heronjtë e futbollit me vetura luksoze pas kualifikimit historik!

 

 

Të gjithë lojtarët dhe stafi i trajnerëve të ekipit kombëtar të futbollit të Uzbekistanit morën makina si dhuratë pas kualifikimit të tyre historik në Kupën e Botës 2026.

Pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes në Tashkent kundër Katarit, ku Uzbekistani fitoi me rezultatin 3-0, me urdhër të presidentit të vendit, Shavkat Mirziyoyev, në fushë zbarkuan 40 makina elektrike BYD, dhe çelësat iu dorëzuan të gjithë futbollistëve dhe anëtarëve të stafit profesional të kësaj përfaqësuese aziatike.

Më parë, Presidenti Mirziyoyev i dhuroi 33 makina ekipit kombëtar U20 të Uzbekistanit, i cili fitoi Kupën e Azisë në vitin 2023.

 

 

Mirziyoyev është një njeri që e kupton dhe e mbështet sportin dhe vlerëson punën e palodhur të bashkëqytetarëve të tij, dhe tani ka vendosur t’i shpërblejë ata bujarisht.

Uzbekistani e përfundoi garën në vendin e dytë në grup dhe, së bashku me Iranin, siguroi një vend në turneun final, ndërsa nga ky grup, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari do të hyjnë në fazën eliminatore.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik, dhe kjo do të jetë hera e parë që do të garojnë 48 ekipe kombëtare nga gjashtë konfederata.

Tjetër kombëtare siguron kualifikimin në Botërorin 2026 – bën histori

Lexo po ashtuTjetër kombëtare siguron kualifikimin në Botërorin 2026 – bën histori

Pas ciklit të ndeshjeve të qershorit, dihet që deri tani 13 kombëtare janë kualifikuar për Kupën e Botës, përkatësisht Uzbekistani, Jordania, Japonia, Irani, Koreja e Jugut dhe Australia nga Azia, pastaj Argjentina, Brazili dhe Ekuadori nga Amerika e Jugut, ndërsa Zelanda e Re është përfaqësuesja e Oqeanisë.

Përveç tyre, tre përfaqësueset pritëse, SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika, siguruan vendin e tyre në Kupën e Botës. /KFVA/

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…