Sveçla: MPJ po angazhohet për lirimin e Arbnor Spahiut

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka deklaruar sot se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke u angazhuar për lirimin sa më të shpejtë të ish-policit Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe.

“MPJ është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, u shpreh Sveçla para mediave, në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, Bashkëshortja e ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ndodhet i arrestuar në Serbi dhe po akuzohet për “vrasje të rëndë” në rastin e Banjskës, ka kërkuar publikisht ndërhyrjen dhe reagimin e institucioneve të Kosovës, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani, shkruan Insajderi.

Arieta Spahiu shprehu zhgënjimin e thellë për heshtjen institucionale që, sipas saj, po e shoqëron arrestimin dhe trajtimin e bashkëshortit të saj.

Ajo e quajti këtë heshtje një padrejtësi që po rëndon mbi të gjithë familjen dhe tha se Arbnori ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje.

“Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë. Dhe sot, kur ai ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, është lënë në heshtje. Asnjë institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjetër. Dhe kjo heshtje është një dhimbje tjetër për familjen time,” tha Spahiu në një prononcim për Televizionin Dukagjini.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…