Slogani “Jo Negociata, Vetëvendosje”: Albulena Haxhiu tash thotë se “e kemi pasur fjalën për jo negociata pa parime”

 

 

Të gjithë e mbajnë mend një slogan të famshëm “Jo Negociata, Vetëvendosje”, shkruan KFVA.

Në fakt në të kaluarën, sa në pushtet ishin PDK, LDK e AAK, ky ishte slogani me të cilin Vetëvendosje, që tani është në pushtet kishte krijuar identitetin e saj duke refuzuar procesin e dialogut me Serbinë.

Ndër kritikat më të mëdha që merr partia në pushtet sot, është qasja e saj në dialogun me Serbinë.

E ky ish-slogan i tyre, po ndryshohet dita-ditës. Këtë e dëshmoi edhe ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu e cila në një emision së bashku me Sveçlën ku po flitet për 20-vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, u pyet për sloganin “Jo Negociata, Vetëvendosje”.

Haxhiu tash thotë se e kanë pasur fjalën për Jo Negociata pa parime.

“Slogani i VV’së ka qenë “Jo Negociata, Vetëvendosje”, mirëpo ne në vazhdimësi kemi thënë jo negociata pa parime”, deklaroi Haxhiu. /

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…