Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Regjistrohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri. Pacienti është një i ri 32-vjeçar, i cili ka ardhur nga Italia në Shqipëri.

I riu është ndjekur nga mjekët e spitalit infektiv, por nuk është hospitalizuar, pasi ka paraqitur vetëm shenja në lëkurë dhe jo problematika të tjera shëndetësore.

Specialistët kanë bërë hetim epidemiologjik dhe nuk ka rezultuar asnjë rast tjetër i konfirmuar. Aktualisht, 32-vjeçari rezulton i shëruar nga lia e majmunit.

Specialistët thonë se një person i infektuar mund të transmetojë sëmundjen nga dita e parë deri në 3 javë. Rikuperimi zgjat nga 2 deri në 4 javë.

Lia e majmunit i përket së njëjtës kategori virusesh si lia, por shkakton simptoma më të lehta, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Njerëzit e prekur më rëndë mund të kenë shenja në fytyrë, duar, gjoks dhe organet gjenitale.

Të gjithë personat e vaksinuar deri në vitet ’80 për linë e zezë janë të mbrojtur edhe nga lia e majmunit. Ekspertë të shëndetit publik thonë se kjo vaksinë, e cila është përdorur në popullatën shqiptare, krijon mbrojtje për popullatën./KFVA/

Related Posts

  •     Kremlini ka mirëpritur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen me një vit të marrëveshjes bërthamore New START, e cila pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026. Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh optimist për pranimin e propozimit nga SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se

  •     Shkollat e Prishtinës, të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, janë duke mbajtur mësim me orar të shkurtuar shkak i mungesës së ngrohjes në ditët kur temperaturat ndjeshëm kanë shënuar rënie. Shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka njoftuar se në mungesë të ngrohjes, sot në ndërrimin e pasdites orët mësimore do të

  •     Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen. Trajneri gjerman u shpreh optimist për përballjet e këtij muaji, sidomos për atë ndaj sllovenëve në stadiumin

  •     Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur sot fushatën vetëdijësuese me moton “Duart në timon, jo në telefon”. Kjo fushatë po realizohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në bashkëpunim me stacionet policore vartëse në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han i Elezit, me mbështetjen e OJQ-së “Kuvendi i të Rinjve të