Rafuna: Çdo ndërhyrje në çmimin e energjisë është ndërhyrje në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës

 

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në protestën e cila është duke u mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë kundër Liberalizimit të Tregut të energjisë elektrike ka thënë se sot jemi mbledhur këtu kundër një padrejtësie që është duke u bërë ndaj biznesit, ekonomisë së vendit  dhe si qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Nuk jemi sot këtu për lluks. Nuk jemi për me kërkuar mëshirë. Jemi me kërkuar një të drejtë tonën që na takon. Energjia elektrike është dritë. Është motor i zhvillimit ekonomik . Çdo ndërhyrje në çmimin e energjisë është ndërhyrje në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai, raporton KFVA.

Rafuna ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë një pako për t’i ndihmuar bizneset gjatë fazës së tranzicionit.

“Ne të gjithë e kemi një kërkesë të vetëm na jepni një fazë të trancizionit. Përgatiteni tregun që të kaloj në tregun e lirë. Më pas edhe një paketë të cilën e kanë pasur të gjitha vendet e rajonit që i kanë ndihmuar bizneset që mos me vërejte asnjë efekt negativë që të mos ndikojë në ulje ose në mbyllje dhe të mos ndikoj në uljen e standardit, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…