Polici Kryeziu dëshmon për rastin “Banjska”: Jam lënduar gjatë tërheqjes së rreshterit Bunjaku

 

 

Polici Mirsad Kryeziu ka nisur dëshminë për rastin “Banjska”, në seancën e paraparë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në sallë tashmë janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zvecanit, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

Kryeziu është polic për ndërhyrje të shpejta në kufi. Para tij, ditë më parë dëshmuan dy zyrtarët policorë, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri.

Të mërkurën ai ka treguar se ka marrë dëmtime gjatë tërheqjes së rreshterit Afrim Bunjaku.

“Gjatë sulmit të datës 23-24 shtator dëmtimet e mija kanë qenë gjatë tërheqjes së rreshterit Afrim Bunjaku, për shkak të sulmeve që janë bërë nga grupi që ne jemi sulmuar në atë kohë. Më saktësisht lëndimet qe kam pas kanë qenë në gjunjë dhe normalisht traumat psikologjike siç janë gjatë breshërive të armëve dhe sulmeve të ndryshme”, ka thënë ai, shkruan koha.net.

Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuarit e tjerë ka, fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…