Osmani nga Japonia: Nesër Kosova shënon Ditën e Çlirimit, ku përfundoi regjimi gjenocidal

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani tha se “nesër është Dita e Çlirimit në Kosovë, dita kur populli ynë u lirua përfundimisht nga një regjim genocidal – një ditë që nderon guximin e atyre që luftuan për lirinë tonë, kujtimin e atyre që dhanë sakrificën më të madhe dhe fuqinë e aleancave që na ndihmuan kur kishim më së shumti nevojë.”

Tutje, Presidentja theksoi se, “sot, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike.”

Ajo foli edhe për raportet e Kosovës me Japoninë.

“Mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për popullin tonë, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë. Ajo ka formësuae themelin e fortë të miqësisë që gëzojmë sot. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e zhvillimit dhe forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare, presim me padurim thellimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti”, tha Osmani./KFVA/

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…