by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një front i ftohtë i ashpër ka përfshirë Afrikën e Jugut që nga fundjava, duke sjellë reshje të dendura dëbore, ulje të temperaturave dhe ndërprerje të shërbimeve.
Provincat si Eastern Cape, KwaZulu-Natal dhe Free State kanë raportuar reshje dëbore të konsiderueshme, duke çuar në mbylljen e disa rrugëve kryesore, përfshirë segmente të autostradës N2.
Këto kushte të rrezikshme shkaktuan një aksident rrugor fatal përgjatë autostradës N2, ku pesë persona humbën jetën, sipas departamentit të transportit të Eastern Cape, raporton reuters.
Shërbimi Meteorologjik i Afrikës së Jugut kishte lëshuar paralajmërime për një rënie të madhe të temperaturave, shoqëruar me shi të dendur, erëra të forta dhe reshje dëbore në zonat lindore.
Përveç ndërprerjeve të trafikut, moti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, me shërbimin publik Eskom që po përballet me një numër të lartë thirrjesh nga qytetarët dhe po punon për rikthimin e furnizimit me energji.
Ky front i ftohtë pritet të vazhdojë deri në mesjavë. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë kushteve të motit të keq./KFVA/
Qeveria e Kosovës në detyrë tashmë e ka jetësuar me një vendim kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë. Në vendimin e publikuar nga ekzekutivi thuhet se personat që do të vijnë në Kosovë do të veprojnë në përputhje me
Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe djalit të saj trevjeçar. Kështu raportojnë mediat kanadeze. Siç raportohet ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së martës në një pishinë në lagjen Lachine të Montrealit. Sipas mediave atje, ekipet emergjente morën një thirrje në numrin 911 rreth orës 21:35,
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme. Në disa zona do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 28 deri në 31 gradë Celsius maksimalet. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi
Sipas mediave ndërkombëtare, përveç një pasagjeri të mbijetuar, një tjetër person i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit tragjik të avionit të Air India, fluturimi AI-171, i cili u rrëzua pak minuta pas ngritjes. Bëhet fjalë për Bhoomi Chauhan, një grua që humbi fluturimin për në Londër vetëm 10 minuta për shkak të trafikut.