LBK ‘Gjuan alarmin’: Raporti i bankës botërore zbraz kutinë e pandorës për ekonominë kosovare

 

 

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore për përkeqësimin e klimës ekonomike.

Përmes një reagimi, LBK-ja ka kërkuar reagim institucional në përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Rritja ekonomike e Kosovës, e parashikuar në 4.4% për vitin 2024, pritet të ulet në 3.8% për vitet 2025, 2026 dhe 2027.

“Sipas këtij raporti, rritja ekonomike globale për vitin 2025 pritet të ngadalësohet në 2.3%, për shkak të pasigurive të thelluara ndërkombëtare, dobësimit të kërkesës dhe faktorëve gjeopolitikë. Në linjë me këtë trend, edhe rritja ekonomike e Kosovës, e parashikuar në 4.4% për vitin 2024, pritet të ulet në 3.8% për vitet 2025, 2026 dhe 2027 – një sinjal i qartë i dobësimit të momentumit zhvillimor.”KFVA//

Komunikata e plotë:

Shqetësimet tona për përkeqësimin e klimës ekonomike nuk janë më paralajmërime – janë realitet i konfirmuar nga Banka Botërore. Sot, më shumë se kurrë, kërkohet veprim i menjehershëm, vizion i qartë dhe partneritet i sinqertë ndërmjet shtetit dhe biznesit. Nëse ekonomia bie, bien të gjithë!

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK), si përfaqësuese e interesave të biznesit dhe prodhuesve vendorë, ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimet për përkeqësimin progresiv të klimës ekonomike në vend. Këto shqetësime sot konfirmohen edhe nga raporti më i fundit i Bankës Botërore “Perspektivat Ekonomike Globale” (qershor 2025), i cili rishikon në ulje projeksionet për rritjen ekonomike në Kosovë, duke sinjalizuar një perspektivë më të brishtë dhe sfida të reja për qëndrueshmërinë makroekonomike.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike globale për vitin 2025 pritet të ngadalësohet në 2.3%, për shkak të pasigurive të thelluara ndërkombëtare, dobësimit të kërkesës dhe faktorëve gjeopolitikë. Në linjë me këtë trend, edhe rritja ekonomike e Kosovës, e parashikuar në 4.4% për vitin 2024, pritet të ulet në 3.8% për vitet 2025, 2026 dhe 2027 – një sinjal i qartë i dobësimit të momentumit zhvillimor.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…