KEK-u vonon përsëri: kontratat e bizneseve mbeten pezull!

 

 

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka shtyrë sërish afatin për lidhje të kontratave me bizneset.

Afati është shtyrë për 1 ditë, teksa theksohet se sërish arsye për këtë ka qenë interesimi i madh dhe pamundësia që të realizohen të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë 12.06.2025”.

“Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, tha KEK-u në njoftimin e sotëm.

Kjo është hera e tretë që KEK-u shtyn afatin për nënshkrim të kontratave me bizneset që dolën në treg të hapur të energjisë elektrike.

Me rastin liberalizimit të tregut të energjisë, vendim i cili hyri në fuqi më 1 qershor të këtij viti, shumë biznese u ankuan se po pranojnë oferta shumë të shtrenjta për furnizim me rrymë.

Kjo bëri që KEK-u të përcaktohet si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Sipas njoftimit të mëhershëm, KEK-u tha se është përcaktuar si FMF për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…