• Fri. Oct 10th, 2025

Hasani: VV duhet të kuptoj nuk i ka fituar zgjedhjet

Bykfvanews

Jun 11, 2025

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, para fillimit të seancës së 30-të ka folur për takimet që i ka mbajtur me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne diskutojmë rijmë me njerëz  nuk jemi armiq mes veti  këto duhet ta kuptojmë. Ne jemi kundërshtarë politikë për zgjedhjen e pushtetit për zhvillimin dhe ndërtimin e institucioneve. Këto janë mundësitë. Takohemi edhe me Albin Kurtin, Glauk Konjufcën, Arben Vitinë dhe Shqipe Selimin edhe me tjertë edhe me Albulena Haxhiun nuk e kam ngarkesë takimin”, ka thënë Hasani, raporton Periskopi.

Deputeti i PDK-së e ka konsideruar problem kryetarët e partive.

“Problemi është te kryetarët e partive Partia e parë është problem që nuk hap mundësinë. Ata duhet ta hapin mundësinë dhe ne do t’i përgjigjëm”, tha ai.

Hasani para gazetarëve edhe një herë e ka bërë të qartë qëndrimin e tij.

“Nuk është me rëndësi cili është votimi i fshehur apo i hapur. Unë e kam qëndrimin tim. E kam bërë publike gjithë kohën qëndrimin tim. Jam për zgjidhjen”, tha tutje ai.

Hasani ia ka kujtuar Albin Kurtit që nuk është fitues i zgjedhjeve.

“Ai duhet të kuptojë njëherë dhe përgjithmonë është partia e parë por nuk i ka fituar zgjedhjet”, tha ai./Periskopi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *