Energjia për zhvillim, jo për falimentim!

 

 

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me bizneset ka mbajtur një protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për Tregun e Lirë të energjisë.

Një protesues i  ka bërë thirrje Qeverisë dhe ZRRE-së  të reflektojë dhe t’i respektojnë ligjet.

“I bëjmë thirrje edhe një herë qeverisë në detyrë, ZRRE-së nga dita e parë kërkesa e jonë ka qenë nuk kërkojmë lëmoshë. Kërkojmë tranzicion. Nuk ka tranzicion kur s’ka konkurrencë në tregun e lirë. Mos na detyroni ta ngrisim çmimin. Respektoni ligjin.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se energjia është për zhvillim, jo për shkatërrim të biznesit prodhues.

“Energjia është për zhvillim, jo për shkatërrim të biznesit prodhues. Prodhimi është zemra e Kosovës. Iu lutemi ta mbroni ashtu siç duhet. Të zhvillohemi si shtet. Të eksportojmë barabartë me të gjitha shtetet në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Mos na e ndalin zhvillimin ekonomik. Zëri i bizneseve nuk fiket me rrymë, prandaj ne nuk do të ndalemi”, ka thënë ai./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Sulmi në Banjskë, avokati i familjes së Afrim Bunjakut: Do të kërkojmë burgim të përjetshëm për të akuzuarit

    Përfaqësuesi i familjes së zyrtarit policor të vrarë Afrim Bunjakut, i cili mbeti i vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, avokati Arianit Koci tha se do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Koci në Dukagjin u shpreh se…

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…