Arrestimi i ish-policit në Serbi, presidentja Osmani në kontakt me Quintin dhe zyrën e BE-së

 

 

Presidenca e Kosovës është deklaruar rreth rastit të arrestimit të ish-policit, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar se e para e shtetit me t’u njoftuar për rastin ka kontaktuar me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, transmeton KFVA.

“Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, tha ai.

Ish-polici Spahiu u arrestua ditë më parë në Serbi, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ai po dyshohet për “Vrasje të rëndë” nga Serbia për rastin Banjska të vitit 2023.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…