Amir Rrahmani drejtë Arabisë Saudite!?

 

 

Napoli nuk është i fokusuar vetëm në përforcimet e verës – klubi po vëzhgon me kujdes edhe daljet e mundshme nga skuadra, teksa disa futbollistë kyç mund të largohen gjatë kësaj merkatoje.

Sipas La Gazzetta dello Sport, fati i mbrojtësit kosovar Amir Rrahmani është në qendër të vëmendjes, pasi kapiteni kosovar po shqyrton një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

Rrahmani, i cili iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe ishte protagonist në dy sezonet historike të titullit kampion, është në moshën 30-vjeçare, dhe një transferim në Lindjen e Mesme mund të përfaqësojë mundësinë e fundit për një kontratë të rëndësishme financiarisht, në një kampionat më pak konkurrues.

Klubi napolitan është i vetëdijshëm për mundësinë reale të largimit të njërit prej mbrojtësve më të besuar dhe ka nisur menjëherë lëvizjet për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Dy emra janë në krye të listës së alternativave: Trevoh Chalobah i Chelseat dhe Sam Beukema i Bolognës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…