• Wed. Oct 15th, 2025

Një segment i autostradës ‘Ibrahim Rugova’ mbyllet për së paku 4 muaj

Bykfvanews

Jun 10, 2025

 

 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar sot për mbylljen e qarkullimit të një segmenti të autostradës Ibrahim Rugova.


Ministria e dha njoftimin për mbylljen e një segmenti në drejtimin Prishtinë-Mitrovicë, për së paku 4 muajt e ardhshëm.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se përmes një vendimi  të nënshkruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të nënshkruar sot, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në autostradën “Ibrahim Rugova” , në segmentin e saj R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë, sipas hartës ( segmenti mbi zonën industriale të  Fushë Kosovës), që nga data 09.06.2025 deri në njoftimin e radhës (120 ditë kalendarike).

Vendimi hynë në fuqi sot-ditën e nënshkrimit.

Punimet në këtë segment do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU, të cilët kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e këtij segmenti të kësaj autostrade me qëllim të vendosjes së barrierave akustike.

Punimet në fjalë do të kryhen nga ana e kompanive “MAK CONTRUZIONI” dhe “VIA“ SH.P.K. Këto kompani do të ndërmarrin të gjitha veprimet për vendosjen e sinjalizimit, të nevojshëm sipas planit të menaxhimit të trafikut për mbylljen dhe devijimin e qarkullimit rrugor duke bashkëpunuar me Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve –MMPHI, dhe Policinë e Kosovës për të krijuar kushte të sigurta për pjesëmarrësit në trafik.

Trafiku do të zhvillohet bazuar në planin e caktuar nga KFOR-i, luten të gjithë qytetarët për kujdes dhe mirëkuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *