Kuvendi vazhdon telenovelën — nesër episodi i 30-të!

 

 

Për të 30’n herë nesër do të tentohet konstituimi i kuvendit të Kosovës.

Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në përpjekjen për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton KFVA.

Ky proces ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. VV si parti e parë e ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nga opozita nuk po përkrahet pasi po e konsiderojnë si “figurë përçarëse”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…