Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit, Manaj kapiten

Shqipëria do të zbresë sonte në fushë përballë Letonisë, në një sfidë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ndeshja pritet të jetë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët janë të vendosur të vazhdojnë rrugëtimin drejt një kualifikimi historik, pasi deri tani nga tri ndeshje kanë vetë 5 pikë.

Letonia në anën tjetër ka marr 3 pikë nga dy ndeshje dhe kërkon të mbetet në luftë për pozitat e para, raporton KFVA.

Shqipëria dhe Letonia janë takuar pesë herë dhe rezultati i vetëm në këto përballje ishte barazimi.

Sylvinho do të mbështetet sërish te treshja Rey Manaj, Arbër Hoxha dhe Armando Broja. Ndryshimet janë në mbrojtje, ku Ivan Balliu, Ardian Ismjali dhe Marash Kumbulla luajnë nga minuta e parë.

Letoni: Zvledris, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Jaunzems, Cifaniks, Seveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskia./KFVA.

Shqipëri: Strakosha, Balliu, Ismjali, Kumbulla, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Broja, Manaj, Hoxha.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…