Flet babai i ish-policit Arbnor Spahiu, i arrestuar në Serbi

 

 

Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorëhequr nga Policia e Kosovës më 1 nëntor 2022. Kështu ka thënë për Dukagjinin babai i tij, Fatmir Spahiu i cili po ashtu mban uniformën e Policisë së Kosovës.

I njejti ngreh dyshime se i biri po keqtrajtohet nga autoritetet serbe.

Spahiut thotë ndër të tjera se djali i tij, është dorëhequr nga Policia para sulmit në Bansjkë dhe tashmë po punonte në Gjermani bashkë me gruan.

“E ka lanë Policinë për me shku me punu jasht për një jetë ma të mirë, me vete e ka pasë edhe gruan. Të dy i kanë ndalu, por nusen e kanë liru pas një kontrolle, ndërkaq djalin jo”, është shprehur Spahiu.

I njëjti thotë se janë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga të cilët kanë marrë përgjigjen se tashmë po ndiqen procedurat e nevojshme.

“Asnjë thirrje s’kemi pasë nga Ministria e Brendshme as nga Policia, institucion ku Arbnori ka shërbyer për shumë vite” deklaron Spahiu. Ish-pjesëtari Special i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, po akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në Banjskë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…