Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është në diskutime për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian, edicionin kontinental të Globe Soccer Awards.

Gjatë rubrikës së tij në rrjetet sociale “Sy më sy”, Rama theksoi se Tirana është një nga dy qytetet që po negociohen për këtë eveniment të madh, përkrah Madridit, që mbledh çdo vit yjet e futbollit botëror në Dubai.

“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri por me 95% në Tiranë edicionin evropian të Globe Soccer Awards, të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme, sa i përket edicionit të vetë global në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Dikur evente të tilla ishin të paimagjinueshme, por propozimet po na vijnë edhe vetë tani. Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë,” tha Rama.

Related Posts

  •     Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në konferencë për media tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Bashkimin Evropian, sepse siguria dhe paqja në Evropë, sipas saj, do të jenë në rrezik nëse nuk ia dalin kësaj. Presidentja sllovene tha se shteti që ajo drejton do të vazhdojë të jetë promovuese e

  •     Kremlini ka mirëpritur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen me një vit të marrëveshjes bërthamore New START, e cila pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026. Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh optimist për pranimin e propozimit nga SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se

  •     Shkollat e Prishtinës, të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, janë duke mbajtur mësim me orar të shkurtuar shkak i mungesës së ngrohjes në ditët kur temperaturat ndjeshëm kanë shënuar rënie. Shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka njoftuar se në mungesë të ngrohjes, sot në ndërrimin e pasdites orët mësimore do të

  •     Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen. Trajneri gjerman u shpreh optimist për përballjet e këtij muaji, sidomos për atë ndaj sllovenëve në stadiumin