by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në Mitrovicë, shkruan KFVA.
Hamza ka konfirmuar, duke shuar kështu të gjitha spekulimet për biseda për koalicion të mundshëm me Kurtin në nivel qëndror.
“Unë e kam thënë dhe po e përsëris se jam i gatshëm gjithmonë dhe skam asnjë rezervë për me u ulë me bisedu me secilin, pa dallim.
Kjo nnuk do të thotë se bisedat në tavolinë do rezultojnë me ndonjë marrëveshje, mirëpo për me bisedu, as se kam pasë e as nuk e kom problem.
Dje jemi taku me Kurtin në Komunën e Mitrovicës. Kemi bisedu për projektet që janë në interes të qytetit të Mitrovicës edhe atë të jugut dhe të veriut.
Projektet e tjera të përbashkëta që i ndikojnë dy anët e qytetit, dhe unë si kryetar jam i lumtur që pa ndonjë pompozitet të madh dhe me rëndësi të madhe kam kry projekte në dy anët e qytetit; ndër to shëtitorja rreth lumit Ibër edhe në pjesën veriore dhe jugore. Dhe, gjithmonë jam i gatshëm me të gjithë kolegët të bashkëpunoj.
Ka pasur spekulime se ka pasë biseda edhe rreth koalicionit në nivelin qëndror. Unë po ju them, që nuk e kemi bisedu fare atë temë”, tha Hamza ndër të tjera.
Gjatë mëngjesit të sotëm katër minator të Trepçës janë ngujuar brenda minierës kjo si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike. Minatorët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Trepça ka angazhuar edhe ekipin për kërkim shpëtim në rast nevoje. Drejtori i Trepçës, Shyqeri Sadiku ku e konfirmoi rastin se katër
Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor. Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë. Kjo pasi Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë
Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit iu është refuzuar kërkesa për lirim të përkohshëm, duke iu vazhduar paraburgimi edhe për nga dy muaj. Ndërsa, Hashim Thaçi nuk ka parashtruar një kërkesë të tillë. Ngjashëm sikur për Krasniqin, edhe për Veselin e Selimin thuhet se ka mungesë të informacioneve për të konstatuar se ata mund të
Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë-Duhël. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Krasniqi ka thënë se si pasojë një person ka pësuar lëndime, ku dhe i është ofruar trajtimi mjekësor. “Rreth orës 14:10 policia është