Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kryeministri në detyrë, njëherit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një vizitë të papritur në zyrën e Bedri Hamzës, në Komunën e Mitrovicës, shkruan KFVA.

I pyetur nga gazetarët se çfarë bisede do të zhvillojë me Hamzën, Kurti nuk është përgjigjur.

Në pamjet e publikuara shihet se Kurti është futur në objekt nga dera e pasme.

Kurti u shfaq te Komuna që e drejton Hamza me dy xhipa të zi, dhe një numër të madh truprojash.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë kandidat i PDK-së për Kryeministër.

Kurti dhe Hamza herën e fundit u panë së bashku edhe në finalen e Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Trepça dhe KB Bashkimit.

Related Posts