by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tifozat Kuq e Zi dalin me një reagim shumë të ashpër ndaj FSHF-së për UÇK-në, e sidomos për biletat duke përmendur pajisjen e VIP.
Reagimi i TKZ pa ndërhyrje:
Shkoi edhe kjo ndeshje. “Miqësorja më e shikuar në histori”, siç u mburrën miqtë e shkijeve në FSHF. U kënaqën të gjithë: serbët, agjencitë turistike që grabitën biletat, VIP-at që “fituan” në shortin tuaj magjik, e mbi të gjitha arka juaj, që u mbush si kurrë më parë.
“800 mijë kërkesa për bileta”, thanë. Në fund, stadiumi kishte mbi 2 mijë karrige bosh. Tifozët shqiptarë i’u nënshtruan kontrolleve që s’i gjen as në aeroportet më të rrepta të botës, e jo më në sport. Në asnjë stadium, në asnjë sport, në asnjë vend të botës nuk ndalohen simbolet e kombit tënd. Kjo ndodh vetëm në stadiumet tona, aty ku udhëheqin miqtë e shkijeve. Por me rëndësi është të kënaqen shkijet; për historinë e krenarinë tonë kush lodhet!
Dje u konfiskuan bluza e shalla me mbishkrimet nga më të ndryshmet: “O sa mirë me qenë Shqiptar!”, “Prishtina”, “Kosova”, “Shkëndija” etj. Simboli i UÇK-së? As që diskutohet. Për pak flamuj të futur brenda pamë skena qesharake e përçmuese: mbi 20 policë u vërsulën të zhveshin një djalë që mbante në gjoks shqiponjën dykrenare dhe stemën e UÇK-së. Ky “krim” nuk ndalohet me ligj në asnjë qytet të Shqipërisë – pse stadiumi qenka më i veçantë? Në stadiumin tonë, ku duhet t’i këndohet vendit dhe identitetit tonë, simbolet tona kombëtare u trajtuan si një rrezik.
Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do t’a ndalni kurrë! As ju, as miqtë tuaj në beograd, e askush në këtë planet. E kemi shpalosur në çdo ndeshje të Kombëtares tash e 21 vite, dhe njejtë do të veprojmë edhe nesër në Riga, e në ndeshjet e rradhës. Të shtunën u futëm në stadium vetëm për këtë gjë. Pasi arritëm qëllimin dhe shpalosëm flamurin e UÇK-së, lëshuam përsëri stadiumin. Ju sfidojmë të na ndalni.
Edhe “dënimet” për këtë gjë janë shpifje, siç ishte lajmi i rremë për “dënimin e tribunës” apo shorti farsë i biletave. Simbolin e UÇK-së nuk na e kanë ndaluar në asnjë stadium europian, e as në dy Europianet e fundit. Vetëm në beograd e në stadiumin që menaxhoni ju. Kjo ndjenjë e inferioritetit ndaj shkijeve është e paparë nga ana e FSHF-së. Të mjerë! Historia do t’ju mallkojë. Do t’ju mallkojë gjaku i mijëra dëshmorëve që luftuan nën atë simbol. Do t’ju mallkojë edhe gjaku i mijëra fëmijëve të masakruar që s’u lanë të rriteshin kurrë, vetëm pse ishin Shqiptarë.
I gjithë ky spektakël u bë që të shesin në Nyon idenë se “jemi miq” me armikun më të madh historik të kombit shqiptar. Hasmi mik nuk bëhet kurrë. Miqësinë e shkijeve do ta shohim përsëri në tetor.
Për ju kjo është punë; për ne është pasion. Ju paguheni në fund të muajit; ne jetojmë për ndeshjen e rradhës. Dhe do të jemi aty edhe të martën në Riga. Jo me biletat që na i ndaluat, as me ‘30 biletat’ që ua keni ndarë stafit tuaj për t’u mburrur se “kaq tifozë kishim”, por me zemrën e pasionin që nuk e blini dot. Siç kemi qenë 21 vjet, nga Rejkjaviku në Tbilisi, do të jemi prapë në çdo cep të botës ku luan Shqipëria.
Ju në ato zyra jeni të përkohshëm. Shqipëria është e përjetshme.
p.s. Sa për shkijet, i kemi mundur e do t’i mundim gjithmonë.
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!”
Zafir Berisha ka njoftuar se është larguat nga NISMA, raporton KFVA. Ai në Facebook i ka uruar suksese partisë së Limajt, derisa njoftoi se aktivitetin politik do ta zhvillojë në Bashkimin Demokratik në Prizren. Njoftimi: Të nderuar miq, Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpuntorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK
OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin e EULEX dhe atë të Dhomave të Specializuara. “Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, përuroi objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor
Me 65 vota PËR dhe 15 KUNDËR, Azir Aliu është zgjedhur ministër i ri i shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Për pasardhësin e Arben Taravarit në kolltuk, kryeministri Mickoski foli dhe gjeti një justifikimn pse ka propozuar që një informaticient të jetë ministër i shëndetësisë. Pritshmëritë e kryeministrit janë se Aliu