Takimi Kurti – Hamza në Mitrovicë: ZKM jep detaje përmes një njoftimi

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte sot në Mitrovicë, në jug dhe në veri.

Ndalja e tij në jug, te kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, mori vëmendje.

Zyra e Kryeministrit njoftoi për takimet. Në atë me Hamzën, tha se Kurti foli me kandidatin e PDK-së për kryeministër për bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal, transmeton KFVA.

“Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

   

Në Mitrovicën e Veriut, ZKM tha se nga kryetari i Komunës, Erden Atiq, Kurti ” u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Bashkë me Kurtin, në këto vizita ishte edhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…