Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Plot katër muaj që nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, vendi ende nuk ka institucione të konstituuara dhe nuk duket as afër ta kalojë krizën politike, shkruan Gazeta KFVA.


Ndonëse natën e zgjedhjeve Albin Kurti doli në shesh dhe tha se qeverinë do ta krijojë vetë, pa ‘hajvanat’ e opozitës, kjo si duket mbeti veç një dëshirë.

Prej 15 prillit e deri më sot, Kuvendi është mbledhur pothuajse 30 herë për ta konstituuar veten, por pa sukses. Fillimisht pati probleme për verifikimin e mandateve meqë Kurti dhe vartësit s’kishin dhënë dorëheqje, por kjo u kalua shpejt.

Ngecja kryesore erdhi te propozimi i VV-së për kryetare të Kuvendit, ku ministrja-deputete Albulena Haxhiu u refuzua disa herë nga deputetët.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme, VV e ndërroi taktikën duke mos e vënë emrin e saj si propozim, por duke kërkuar votim të fshehtë. Meqë komisioni për votim të fshehtë asnjëherë nuk e mori shumicën e thjeshtë të votave, Kuvendi ka ngecur aty.

Shihet qartë se partia e parë nuk i ka votat as për kryetar të Kuvendit dhe as për qeveri, ndërsa nuk pritet as sot dhe as ditëve në vijim që të ketë ndonjë ndryshim. Kosova ka ngecur në krizë politike, teksa vazhdojnë seanca e shkurtra çdo 48 orë.

Related Posts

  •     Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  ashtu siç ka raportuar gazeta online Reporteri.net, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, k y vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas

  •     Takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Bedri Hamzës së PDK-së ka përfunduar, shkruan KFVA. Anipse u tha se do të deklarohen para mediave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e këtij takimi.

  •     Kryeministri në detyrë, njëherit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një vizitë të papritur në zyrën e Bedri Hamzës, në Komunën e Mitrovicës, shkruan KFVA. I pyetur nga gazetarët se çfarë bisede do të zhvillojë me Hamzën, Kurti nuk është përgjigjur. Në pamjet e publikuara shihet se Kurti është futur në objekt

  •     Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar masën e paraburgimit Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, të cilët së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Katër vendimet janë marrë ndaras nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot, raporton KFVA. Ndonëse