Ramiz Lladrovci do të jetë sërish kandidat për kryetar të Drenasit në radhët e PDK-së

 

 

Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është propozuar sërish si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas për mbështetjen, shkruan Gazeta KFVA.

Ai theksoi se kandidatura e tij u mbështet me 42 vota për, një kundër dhe një abstenim, ndërsa shprehu pritshmëri që ky propozim të miratohet nga kryetari i PDK-së.

Lladrovci tha se Drenasi mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së dhe simbol i trashëgimisë së UÇK-së. Ai nënvizoi se komuna është shpallur gjashtë herë kampione e qeverisjes së mirë në nivel nacional, falë përkushtimit të qytetarëve dhe organizimit të degës së partisë.

“Besimi që mu dha është jo vetëm detyrë, por edhe obligim në shërbim të qytetarëve të komunës së Drenasit”, shkroi Lladrovci.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…