Pesë gola në dy ndeshjet miqësore, Rrahmani: Duhet të jemi falënderues për të mirat nga Zoti

 

 Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani, ishte në formë tejet të lartë në dy ndeshjet miqësore. Rrahmani i realizoi plot pesë gola, dy ndaj Armenisë dhe tri ndaj Ishujve Komore.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjet e tij.

Por, futbollisti i Sparta Pragës, në një intervistë për Klan Kosovën pas ndeshjes së sotme u shpreh se nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Unë nuk e kam ndërmend të ndalem. Çkado që vjen nga Zoti, është e mirëseardhur. Patjetër që duhet të jemi falënderuar për këto të mira”, deklaroi ai për Klan Kosova.

“Shpresojmë që mos të ndalem”, theksoi Rrahmani.

“Dardanët” në dy ndeshjet miqësore të qershorit fituan ndaj Armenisë (5:2) dhe Komores (4:2).

Këto ndeshje ishin test për skuadrën e Franco Fodas në prag të nisjes së kualifikimeve për Botërorin 2026

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…