by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, përuroi objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Objekti i ri është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 3,980 metra katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.
Me rastin e përurimit kryeministri Kurti u shpreh se zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe se performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale.
Ai falënderoi operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, si rezultat i së cilit punimet përfunduan dhe objekti i përuruar gjashtë muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Bashkë me kolegë nga Qeveria e Republikës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Policia e Kosovës, jemi këtu në Izvor të Zveçanit, te vendkalimi kufitar me Serbinë që në bazë të marrëveshjeve të Brukselit do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar
Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës – në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale.
E falënderoj operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, dhe ja ku jemi sot me 9 qershor në inaugurimin e një objekt të cilit ia patëm vëmë gurthemelin më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Urime Policisë së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Republikës.






Forcat ushtarake amerikane do të dërgojnë rreth 700 marinsa në Los Angeles, ndërsa edhe trupa shtesë të Gardës Kombëtare po arrijnë në qytet, njoftoi një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters. Masa vjen në një moment kur autoritetet lokale përballen me tensione dhe sfida të rritura për sigurinë dhe rendin publik, duke
Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani, ishte në formë tejet të lartë në dy ndeshjet miqësore. Rrahmani i realizoi plot pesë gola, dy ndaj Armenisë dhe tri ndaj Ishujve Komore. Ai u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjet e tij. Por, futbollisti i Sparta Pragës, në një intervistë për Klan Kosovën pas ndeshjes së sotme
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Besard Isufi, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kjo parti përmes një postimi publik në rrjetin social Facebook, duke denoncuar parregullsi të theksuara në qeverisjen komunale dhe padrejtësi ndaj aktivistëve. Isufi, thekson se vendimi për t’u larguar nga Lëvizja vjen pas zhgënjimeve të grumbulluara gjatë katër viteve
Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është propozuar sërish si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas për mbështetjen, shkruan Gazeta KFVA. Ai