Pentagoni do të dërgojë 700 marinsa në Los Angeles – vazhdon situatë kritike në qytetin e Hollywoodit

 

 

Forcat ushtarake amerikane do të dërgojnë rreth 700 marinsa në Los Angeles, ndërsa edhe trupa shtesë të Gardës Kombëtare po arrijnë në qytet, njoftoi një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Masa vjen në një moment kur autoritetet lokale përballen me tensione dhe sfida të rritura për sigurinë dhe rendin publik, duke kërkuar ndihmë shtesë për të ruajtur stabilitetin në komunitet.

Zyrtari shtoi se një batalion do të vendosej përkohësisht në qytet, por nënvizoi se nuk pritet që të aktivizohet “Ligji për Kryengritjen” (Insurrection Act).

Ky ligj, i cili lejon përdorimin e forcave federale për të kontrolluar trazirat civile dhe situata emergjente që shkaktojnë shqetësim të madh publik, konsiderohet një masë e jashtëzakonshme dhe përdoret vetëm në raste të veçanta kur autoritetet lokale nuk mund të përballojnë situatën, shkruan skynews.

Sipas raportimeve nga NBC News, ky vendim është pjesë e një strategjie të përkohshme që synon të sigurojë praninë e mjaftueshme të forcave të sigurisë deri në mbërritjen e më shumë trupave të Gardës Kombëtare në qytet.

Kjo do të ndihmojë në stabilizimin e situatës dhe do t’u japë autoriteteve më shumë mundësi për të menaxhuar ngjarjet në terren.

Ushtarët janë mobilizuar për të mbështetur Gardën Kombëtare në terren, duke u përqendruar në mbrojtjen e personelit dhe pronës federale, si dhe në ruajtjen e rendit publik nëpër zona ku situata është më e tensionuar.

Ndryshe, protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…