Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin e EULEX dhe atë të Dhomave të Specializuara.

“Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje me këtë vendim të fundit për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale”, thuhet në letrën dërguar Osmanit.

Letra e plotë:

E nderuar znj. Presidente Vjosa Osmani,

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,ju drejtohet lidhur me vendimin e fundit për zgjatjen e mandatit të Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe Dhomave të Specializuara, për një periudhë tjetër dyvjeçare (2025–2027), siç është raportuar publikisht nga mediat evropiane dhe vendore.

Jemi të vetëdijshëm se në të kaluarën një vendim i tillë është formalizuar përmes shkëmbimit zyrtar të letrave ndërmjet Jush dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.

Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje me këtë vendim të fundit për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.

Duke qenë se shumë nga bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, ne si organizatë jemi drejtpërdrejt palë e interesuar në këtë proces

Related Posts