Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve – përmendet edhe vizita e Kallas në Kosovë

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Osmani ka folur me të për konstituimin e Kuvendit dhe rrugën evropiane të Kosovës, përcjell KFVA.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, ata kanë folur edhe për vizitën e para rreth tri javësh të Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, në Kosovë.

“Presidentja Osmani e vlerësoi këtë vizitë, njëlloj si edhe vizitat e zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së, si një sinjal të përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të Kosovës për integrim në strukturat evropiane. Në këtë kontekst, ndër të tjera, u diskutua edhe për rëndësinë e reformave, bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet evropiane”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…