Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një video ku shihet një qen duke u goditur nga një punëtor në strehimoren publike të qenve në Prishtinë, është publikuar nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Kjo organizatë tha se “ky veprim është mizor, i paligjshëm dhe absolutisht i papranueshëm” dhe se “nuk është një rast i izoluar, por një simptomë e qartë e një problemi më të thellë dhe sistematik brenda qasjes së Komunës së Prishtinës ndaj mirëqenies së kafshëve”.

“Komuna ka dështuar vazhdimisht në respektimin e dispozitave ligjore në fuqi për trajtimin dhe kujdesin e kafshëve, veçanërisht Ligjin Nr. 02/L-10 për Mirëqenien e Kafshëve dhe Udhëzimin Administrativ për strehimoret e kafshëve shoqëruese”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryetarit të Komunës së Prishtinës, i ka thënë Koha.net se personi që shihet në video është larguar nga kompania private e sigurimit ku po punonte, me kërkesë të përgjegjësve nga kryeqyteti.

“Personi në fjalë ka qenë i angazhuar përmes kompanisë private të sigurimit dhe nuk është kërkuar nga ai fare të merret me qentë. Personi tanimë ështe larguar nga kompania në fjalë me kërkesën e përgjegjësve nga kryeqyteti”, ka thënë ai.

Related Posts

  •     Zafir Berisha ka njoftuar se është larguat nga NISMA, raporton KFVA. Ai në Facebook i ka uruar suksese partisë së Limajt, derisa njoftoi se aktivitetin politik do ta zhvillojë në Bashkimin Demokratik në Prizren. Njoftimi: Të nderuar miq, Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpuntorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK

  •     OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin e EULEX dhe atë të Dhomave të Specializuara. “Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje

  •     Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, përuroi objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor

  •     Me 65 vota PËR dhe 15 KUNDËR, Azir Aliu është zgjedhur ministër i ri i shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Për pasardhësin e Arben Taravarit në kolltuk, kryeministri Mickoski foli dhe gjeti një justifikimn pse ka propozuar që një informaticient të jetë ministër i shëndetësisë. Pritshmëritë e kryeministrit janë se Aliu