Deputetët nuk do të duhej të kenë asistent personal, sepse nuk e kanë filluar punën

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet” ka ngritur shqetësime lidhur me angazhimin e asistentëve personalë për deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar këtë praktikë si të paarsyeshme dhe në kundërshtim me rolin e deputetit në sistemin parlamentar.

Kenan Gashi nga Avonet u shpreh se deputetët nuk kanë nevojë për asistentë personalë, pasi angazhimi i tyre si përfaqësues të zgjedhur duhet të fokusohet në punën brenda komisioneve parlamentare, transmeton KFVA.

“Deputetët e Kuvendit nuk mund të kenë asistent të tyre, sepse roli i tyre si deputet duhet të funksionojë mbi bazën e punës së tyre në Komisionet Parlamentare. Në bazë të kësaj, asistentët janë të angazhuar për t’i kryer punët që lidhen me komisionet,” deklaroi Gashi për FrontOnline.

Ai theksoi më tej se shumë prej deputetëve aktualë nuk po e ushtrojnë plotësisht funksionin e tyre, duke e lënë të kuptohet se angazhimi i asistentëve është më shumë simbolik sesa funksional.

“Deputetët nuk e kanë marrë rolin e plotë si deputetë, sepse nuk janë duke e luajtur rolin e tyre. Krejt këta që kanë marrë asistentë nuk i takojnë një partie të mirë dhe ruajtës së buxhetit,” shtoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…