Dalja në tregun e lirë për bizneset, KEK del me një njoftim të ri

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka dal me një njoftim të ri sa i përket lidhjes së kontratave me kompani apo biznese që duan të dalin në treg të lirë, raporton KFVA.

Ata kanë njoftuar se kanë shtyrë vendimin edhe për një ditë në mënyrë që bizneseve t`i ipet kohë për të nënshkruar kontratat.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,
Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025
Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…