Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka drejtuar akuza ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, rrjedhimisht edhe Gjykatës Speciale.

Behrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Osmani këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare dhe pa debati publik.

“SKANDALOZE: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë”.

Tutje ai ka thënë se Osmani po e fsheh përmbajtjen.

“Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz. Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, të paktën me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale  për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së. EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë”, ka shkruar Behrami.

I menjëhershëm ishte reagimi nga presidenca duke e quajtur deklaratën e Behramit shpifje.

“Deputeti Artan Behrami është mirë të mos shpif. Presidentja as nuk cakton e as nuk vazhdon mandat të gjykatës speciale. Mandati i kësaj gjykate është përcaktuar me amandament kushtetues të votuar nga 2/3 e Kuvendit të Kosovës dhe ai nuk mundet as të ndryshohet e as të ndërpritet apo vazhdohet nga institucioni i Presidencës”, kanë reaguar nga presidenca.

Po ashtu në reagim thuhet se Osmani nuk ka nënshkruar asnjë dokumet, edhe pse siç thanë “është plotësisht në mandat të saj”.

“Presidentja ende nuk ka nënshkruar asgjë sa i perket mandatit të EULEX-it, edhe pse është plotësisht në mandatin e saj ta bëjë një gjë të tillë, siç ka qenë njësoj në mandatin e Presidentit Thaçi, kur ai ia vazhdonte mandatin teknik të EULEX-it, për mentorim, monitorim dhe këshillim. Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të BE-së të datës 5 qershor 2025, vendim ky që është publik”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Related Posts