Tragjedia e punës: Djersa dhe i nxehti i morën jetën një punëtori në Gjakovë!

 

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së dielës në qytetin e Gjakovës, ku një burrë ka humbur jetën papritur derisa ndodhej në vendin e tij të punës, raporton Gazeta KFVA.

Gazeta mëson se viktima është Bekim Kastrati, 70-vjeçar nga Gjakova, i cili është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e qytetit rreth orës 08:45 të mëngjesit.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, kolegët e viktimës kanë deklaruar se atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore papritur. Menjëherë ishte thirrur urgjenca mjekësore, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë për në spital.

Por gjatë rrugës për në Emergjencë, siç dyshohet nga mjekët, ai ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë krimteknikën dhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit për krime të rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohet shkaku i saktë i vdekjes.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet kanë nisur.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…