Temperaturat ekstreme: 13 iranianë vdesin në haxh, raportohet edhe për vdekje tjera

 

 

Të paktën 13 pelegrinë iranianë kanë humbur jetën gjatë pelegrinazhit të madh vjetor në Arabinë Saudite, ku temperaturat janë rritur ndjeshëm ditët e fundit.


“Që nga 6 qershori, numri i përgjithshëm i pelegrinëve iranianë që humbën jetën gjatë haxhit të këtij viti ka arritur në 13”, tha njësia e operacioneve shëndetësore dhe mjekësore e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

Numri i konsultave mjekësore të ofruara për pelegrinët iranianë në qendrat e Gjysmëhënës së Kuqe në Medinë dhe Mekë, në pjesën perëndimore të mbretërisë, arriti në 138,900. Këtë vit, 86,700 iranianë kryen pelegrinazhin e madh në Mekë dhe rrethinat e saj, i cili sapo ka përfunduar.

Përpos iranianëve, edhe në mesin e pelegrinëve nga Gana ka pasur vdekje, ku deri më tash raportohet se 7 persona kanë humbur jetën në haxh.

Në vitin 2024, më shumë se 1,300 pelegrinë, përfshirë 22 iranianë, vdiqën gjatë haxhit kur temperaturat arritën 52 gradë Celsius, sipas autoriteteve. Ndryshimi i klimës po rrit frekuencën dhe intensitetin e valëve të të nxehtit. Vdekjet e vitit të kaluar tregojnë se sa të prekshëm janë besimtarët ndaj këtyre kushteve ekstreme të motit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…