Qëllohet në kokë kandidati për president në Kolumbi – i dyshuari, një 15-vjeçar

 

 

Miguel Uribe Turbay, kandidati presidencial i Kolumbisë nga partia Centro Democrático, është qëlluar tre herë – dy herë në kokë – gjatë një tubimi elektoral në një park në kryeqytetin Bogota, të shtunën, shkruan Gazeta KFVA.

39-vjeçari po mbante një fjalim para një grupi të vogël qytetarësh kur u sulmua me armë zjarri. Sipas mediave lokale, një i dyshuar 15-vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Bashkëshortja e tij, Maria Claudia Tarazona, u bëri thirrje qytetarëve të luten për jetën e Uribe-s: “Miguel po lufton për jetën. Le të lutemi që Zoti të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë.”

Partia Centro Democrático e dënoi sulmin duke deklaruar se ai “rrezikon jetën e një lideri politik, si dhe demokracinë dhe lirinë në Kolumbi.”

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur motivin e sulmit, ndërsa Uribe ndodhet në gjendje kritike në spital.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…