‘Nuk ka më hajgare’ – Trump dërgon ushtrinë në Los Angeles pas ‘protestave’ për imigrantët

 

 

Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka autorizuar 2 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare që të vendosen në Los Angeles për t’i shpërndarë turmat protestuese që u përleshën me zyrtarët përgjegjës për kapjen e imigrantëve ilegalë, përcjell Gazeta KFVA.


Në Los Angeles shpërthyen protesta të turmave kundër arrestimeve të imigrantëve ilegalë dhe u mendua se kështu do të tolerohen, njëjtë siç kishin bërë në vitin 2020 dhe më vonë.

Por, presidenti amerikan autorizoi menjëherë Gardën Kombëtare që të zbarkojë në LA dhe t’i pastrojë rrugët nga turmat që u përleshën edhe me ushtarë.

Turmat po ashtu hodhën gjësende në drejtim të policëve dhe treguan sjellje të dhunshme, sipas Departamentit të Sherifit të LA.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se këto operacione janë të rëndësishme për luftimin e imigrimit ilegal në SHBA, teksa administrata Trump synon të përzë një numër të madh të atyre që po qëndrojnë ilegalisht në këtë shtet./KFVA

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…