Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

 

 

Një front i ftohtë ajror depërton nesër në rajon, por fronti do të jetë i dobët dhe ndikimi i tij do të jetë vetëm ulja e temperaturave dhe freskimi sadopak i motit.

Gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjnë erëra nganjëherë lokalisht të fuqishme kryesisht nga veriu dhe pikërisht këto erëra do të ndikojnë në uljen e temperaturave. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius në Dukagjin. Pak më freskët në Rrafshin e Kosovës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta. Pasdite për shkak të frontit të dobët të ftohtë ajror do të ketë zhvillime konvektive të pakta kryesisht në juglindje të Shqipërisë dhe aty-këtu në perëndim të Maqedonisë së Veriut me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e marta na pret mot kryesisht me diell, por pak më i freskët. Pasditeve priten zhvillime të izoluara kryesisht në juglindje të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore. Në viset tjera pa ndonjë zhvillim. Temperaturat do të jenë më të këndshme, por me rritje të lehta dhe graduale./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…