Formacionet zyrtare: Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë

 

 

Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Për të arritur kualifikimin në finale, portugezët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1, teksa Spanja mposhti Francën në një triller të vërtetë me rezultat 5-4.  Herën e fundit kur këto dy kombëtare u takuan ishte pikërisht në kuadër të Ligës së Kombeve, me Spanjën që kishte triumfuar minimalisht 1-0 falë një goli nga Alvaro Morata. 

Portugalia të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo kanë në përbërjen startuese emra si Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, përcjell KFVA.

Tek Spanja nga minuta e parë e nis Mikel Oyarzabal i cili do të ndihmohet nga Nico Williams, Pedri dhe Lamine Yamal. 

Formacionet zyrtare: 

Portugalia: Diogo Costa, Mendes, Inacio, Dias, Neves, Vitinha, Bruno Fernandes, Silva, Conceicao, Ronaldo, Neto.

Spanja: Unai Simon, Cucurella, Huijsen, Le Normand, Mingueza, Fabian, Zubimendi, Nico Williams, Pedri, Lamine Yamal, Oyarzabal. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…