by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Më herët është raportuar se një i ri nga Komuna ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti.
Por disa orë më pas, gjatë së dielës, policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vdekjen e Ideal Halabakut, një 26-vjeçar nga Pozherani, i cili u gjet pa shenja jete të dielën, më 8 qershor 2025. bSipas njoftimit, rreth orës 13:15, autoritetet janë njoftuar nga një qytetar për trupin e pajetë të të riut në afërsi të fshatit Bob, në komunën e Kaçanikut.
Policia tha se, fillimisht dyshohej se vdekja kishte ardhur si pasojë e një aksidenti trafiku që mund të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”. Por pas ekzaminimeve fillestare të kryera nga njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës, hetuesit kanë konstatuar se vdekja e tij nuk ka qenë rezultat i një aksidenti trafiku.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor në Kaçanik, si dhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, të cilët janë përfshirë në rast pas orës 16:45.
Prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është njoftuar dhe ka autorizuar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen”.
Policia njofton se do të publikohen më shumë informacione pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonalë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri


