by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që ekziston prej shumë kohësh — madje që përpara krijimit zyrtar të vetë SHBA-ve. Ajo ka origjinën në Trisprejtë kolonitë britanike në Amerikën e Veriut, përpara se këto të shpallnin pavarësinë në vitin 1776.
Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon?
Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që ekziston prej shumë kohësh — madje që përpara krijimit zyrtar të vetë SHBA-ve. Ajo ka origjinën në Trisprejtë kolonitë britanike në Amerikën e Veriut, përpara se këto të shpallnin pavarësinë në vitin 1776. Nga radhët e Gardës Kombëtare kanë dalë 18 nga 44 presidentët amerikanë, përfshirë George W. Bush-in si i fundit.
Sa pjesëtarë ka dhe ku shtrihet?
Çdo shtet amerikan ka një njësi të Gardës Kombëtare, përfshirë edhe Distriktin e Kolumbias (ku ndodhet kryeqyteti Washington) si dhe territoret e lidhura me SHBA-të si Guam, Ishujt e Virgjër dhe Porto Riko. Në total, ekzistojnë 54 divizione me rreth 450 mijë rezervistë. Garda është e ndarë në dy degë: njëra i përket ushtrisë (Army National Guard) dhe tjetra forcës ajrore (Air National Guard).
Sipas faqes zyrtare të Gardës Kombëtare të Ushtrisë, kjo përbëhet nga rreth 325 mijë ushtarë, të shpërndarë në të 50 shtetet amerikane, tre territore dhe Distriktin e Kolumbias.
Si trajnohen anëtarët e Gardës?
Pas rekrutimit, ata ndjekin 10 javë trajnim bazë ushtarak, të ndjekur nga 4 deri në 9 javë trajnim specifik sipas rolit të tyre. Më pas, ata shërbejnë me një angazhim të pjesshëm: një fundjavë në muaj dhe dy javë në vit për trajnim shtesë. Një periudhë e plotë shërbimi mund të zgjasë vetëm 3 vjet.
Cili është roli i Gardës Kombëtare?
Garda ka një rol të dyfishtë: i shërben si komunitetit lokal, ashtu edhe vendit në tërësi. Ajo thirret shpesh nga guvernatorët e shteteve për të ndihmuar në raste katastrofash natyrore (tërmete, përmbytje, zjarre). Megjithatë, pjesëtarët e saj, veçanërisht ata me aftësi të specializuara, mund të dërgohen edhe në zona lufte, si dhe në misione kundër drogës, ndërtimi apo rikonstruksioni, dhe më shumë.
Në kushte normale, Garda i përgjigjet guvernatorit të shtetit ku ndodhet.
Kur “federalizohet” Garda?
Në disa raste të rralla, presidenti amerikan merr kontrollin e drejtpërdrejtë të Gardës Kombëtare – një proces që quhet “federalizim”. Kjo ndodhi edhe në rastin aktual: presidenti Donald Trump ka urdhëruar federalizimin e Gardës Kombëtare për të ndërhyrë dhe qetësuar protestat kundër bastisjeve të emigracionit në Los Angeles.
Kjo është hera e parë që një president merr një hap të tillë që nga trazirat e vitit 1992 në Los Angeles, të shkaktuara pas shpalljes së pafajshëm të katër policëve të bardhë që rrahën brutalisht një shofer me ngjyrë, Rodney King.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst për t’u zgjeruar në këtë shtet të shkatërruar nga lufta. “Izraeli, duke i përmendur druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje të Sirisë në dy
Ovidio Guzmán López, djali i narkotrafikantit famëkeq Joaquín “El Chapo” Guzmán, ka pranuar fajësinë për akuza të shumta për trafik droge dhe drejtim të një organizate kriminale. Më shumë se një akt pendese, ky bashkëpunim me autoritetet amerikane mund të hapë “kutinë e Pandorës” dhe të zbulojë lidhjet mes Kartelit të Sinaloas dhe
Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara në Pikën Kufitare të Vërmicës, duke rezultuar me arrestimin e një oficeri doganor dhe një transportuesi mallrash. Sipas komunikatës për media të Doganës, gjatë një operacioni të planifikuar është identifikuar
Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi përgjatë së mërkurës kanë dalë para gjykatores që të mbrohen në heshtje. Përmes korrupsionit, tre zyrtarët e Komunës së Obiliqit dyshohet se fuqizuan kompaninë “Ciao Berto”, me pronar Blerim Krasniqin, duke ia mundësuar kundërligjshëm lejen ndërtimore për ndërtimin e fabrikës. Merita Simnica në cilësinë e shefes